25-11-2024

Ushtrisë së Kosovës i shtohen edhe dronët Bayraktar TB-2, prezantohen nga Kurti

Kryeministri, Albin Kurti ka bërë të ditur se forcës mbrojtëse të Kosovës, i janë shtuar edhe dronë Bayraktarë TB-2 të blerë nga Turqia.

Kurti madje thotë se në dy vjet qeverisje, e kanë shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë, transmeton klankosova.

”Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”.

Asnjë koment

Comments are closed.