Vajza krenare nga Hasi – kandidatja për deputete që synon udhëheqjen e transformimit të sigurisë kombëtare të Kosovës
Me prejardhje nga Kabashi i Hasit, nëpërmjet babait e gjyshit të saj, Besa Kabashi-Ramaj është një eksperte e arrirë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, menaxhimit strategjik si dhe inteligjencës kulturore.
Ajo është shkolluar dhe ka trajnime jashtë vendit, përfshirë edhe ato në Amerikë në fushën e sigurisë.
Me mbi një dekadë përvojë, Besa ka mbajtur role të larta dhe ekzekutive në qeverinë e Republikës së Kosovës, organizatat ndërkombëtare e institucione private. Ekspertiza e saj përfshin sigurinë kombëtare, politikat publike, sektorin e sigurisë dhe reformën e mbrojtjes, zhvillimin organizativ, sigurinë ndërkombëtare dhe angazhimin ndërkombëtar.
Besa Kabashi-Ramaj, kandidoi për deputete në listën e PDK-së, me numrin 27. Gjatë fushatës ka marrë mbështetje në rajonin e Hasit, në Prizren dhe në tërë Kosovën, optimiste për një përfaqësim sa më dinjitoz në Parlament.
“Për një Kosovë ma të sigurt, ma të fortë dhe ma të integruar!” – është motoja e saj. / Gazeta e Prizrenit