Vajza sulmohet nga ariu në Mamushë, shpëton në momentin e fundit
Në komunën e Mamushës në Kosovë, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë mëngjes. Një ari u shfaq në orët e hershme, në një zonë ku nuk është parë ndonjëherë një kafshë e tillë.


Përmes kamerave të sigurisë shihet se rreth orës 07:30, një vajzë 22-vjeçare, e cila ishte duke dalë nga shtëpia për të shkuar në Prizren, u sulmua nga ariu. Vajza, e cila shpërtheu në panik, ia doli të shpëtojë në momentin e fundit. / RTK
https://www.facebook.com/reel/836136302262204