Vaki kosovare: I konfiskohet motoçikleta, adoleshenti në Ferizaj futet në Stacionin Policore dhe e merr mjetin (Pamje)
Policia në Ferizaj të mërkurën i kishte konfiskuar një të mituri një motoçikletë. Por duket se mjeti i udhëtimit ka qenë shumë i dashur për të riun, sakaq ka rrezikuar goxha për ta kthyer si pronë të tij.
Një ditë pas konfiskimit, adoleshenti është futur në Stacionin e Policisë në Ferizaj dhe ka marrë nga aty motoçikletën e konfiskuar.
Në pikë të ditës dhe me gjakftohtësi, i riu futet në Stacionin të Policisë dhe arrin ta kthej në posedim mjetin e tij.
Indeksonline ka siguruar pamjet e momentit.