‘Vaki’ kosovare në ndeshjen Feronikeli – Milan: Dy futbollistë shkaktojnë huti te gazetarët italianë
Kanë kaluar rreth 70 minuta lojë në ndeshjen miqësore Feronikeli – Milan, raporton Zëri.info.
Milani e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Feronikelit përmes Fabio Borinit.
Por, një huqje e madhe në portokollin e ndeshjes ka rënë në sytë e gazetarëve italianë.
Futbollisti Argjend Malaj në protokoll e kishte numrin 14 në protokoll, kurse tetë është duke e mbajtur në fanellë.
Rast i njejtë është edhe me Adenis Shala është duke e mbajtur numrin 18 në fanellë, kurse 30 i shkruan në protokoll.
Ndryshe, në stadium raportohen të jenë vetëm tre mijë tifozë./Zëri.info