28-08-2025

Vaksinimi, i detyrueshëm për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe, kopshte dhe shkolla fillore

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, përfshirë Ligjin për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse (08/L-200) dhe udhëzimet përkatëse administrative të MASHTI-t dhe Ministrisë së Shëndetësisë, është përcaktuar se të gjithë fëmijët që regjistrohen në çerdhe, kopshte apo shkolla fillore në Kosovë duhet të kenë dëshmi të vaksinimit të kryer sipas moshës.

Kjo kërkesë është pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik, me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse dhe krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë fëmijët dhe stafin arsimor.

Prindërit të cilët kanë paqartësi rreth këtij procesi, mund të kontaktojnë Qendrën më të afërt të Mjekësisë Familjare, ku do të marrin informacion dhe këshillim të nevojshëm.

Mbrojtja e shëndetit të fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët!

Asnjë koment

Comments are closed.