Valdrin Sahiti i ashpër për politikanët: Aty ka njerëz që s’kanë menaxhu as në shtëpi të vet
Figura nga kultura e sporti i janë bashkuar partive politike për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Në emisionin “PressingShow” të T7, të dielën, po flitet për ndikimin e tyre në politikë.
“Nuk është fjala që nuk kanë shkollë, por pjesa e artit dhe e sportit kanë njerëz të kualfikuar që ish dasht me pas zë. Sepse aty është një pjesë e madhe e njerëzve që jo shkollë, po 2 ditë s’kanë menaxhu as shpi vet, as 2 euro të veta”, ka thënë Sahiti. /Gazeta Express