Varri simbolik i Bogdanit në Prishtinë – kujtim e thirrje për dashuri
Nga Salih Mehmeti
Në kohën kur kosa e murtajës po bënte kërdi mes kryengritësve shqiptarë, ai ishte kthyer në Prishtinë. Nuk do t’i bënte dot ballë sëmundjes që e mori shpejt e shpejt në dhjetor të vitit 1689. Eshtrat e tij ishin zhvarrosur nga trupat tartare të Nuredin Azamat Giray dhe atyre osmane që po e digjnin me zjarr e hekur pjesën më të madhe të Kosovës.
I lindur në Gur të Hasit, Pjetër Bogdani kaloi një jetë prej meshtarit e deri te arqipeshkvi e kryengritësi me armë në dorë, shkruan sot Koha Ditore. Vepra e tij “Çeta e profetëve” (Cuneus prohetarum) konsiderohet si e para vepër në prozë e botuar në shqip. Për 330 vjet i humbur fizikisht, doktori i filozofisë dhe teologjisë nga tash e tutje do të ketë një varr përkujtimor në qendër të Prishtinës.
Të premten, Kisha Katolike në Kosovë, Dioqeza Prizren-Prishtinë, ka organizuar rivarrimin simbolik të imzot Pjetër Bogdanit me rastin e 330-vjetorit të kalimit të tij në amshim. Kjo ceremoni ka përkuar edhe me 30-vjetorin e seminarit për Pjetër Bogdanin, që ishte organizuar nga Kisha Katolike shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” në New York, ku kishin marrë pjesë Ibrahim Rugova, Engjëll Sedaj, Martin Camaj e Arshi Pipa.
Para rivarrimit, është mbajtur edhe konferenca shkencore në të cilën është trajtuar figura shumëdimensionale e Bogdanit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)