Varroset në Prizren furrtari Qerim Qoçaj
Sot, pasdite në Prizren u varros furrtari Qerim Qoçaj, i cili vdiq një ditë më parë pas aksidentit tragjik të shkaktuar nga një kamion në Gjilan, shkruan “GazetaePrizrenit.net’.
Për t’ia dhënë lamtumirën e fundit të ndjerit, pos qytetarëve të shumtë nga Prizreni, Hasi e Gjilani në varrezat e Prizrenit ishin edhe shumë përfaqësues të klerit, si dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri.
Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe familjarët e drejtuesit të kamionit.
Qoçaj mbet i vdekur, dje nga aksidenti që u shkaktua në qendër të Gjilanit, nga një kamion i cili kishte humbur kontrollin si pasojë e disa problemeve teknike./GazetaePrizrenit.net