Varroset oficeri i FSK-së që vdiq duke luajtur futboll në Prizren
Tek varri u shoqërua nga ushtarët e Kosovës.
Në varrezat në Koshare, iu dha lamtumira e fundit kolonelit të FSK-së, Skënder Haliti.
Ai pësoi sulm në zemër, pas një ndeshje futbolli mes fëmijëve dhe prindërve në një stadium të mbyllur në Prizren.
Vajza e Halitit, lajmëroi njerëzit tek stadiumi, të cilët ofruan ndihmë.
Jetën atij u mundua t’ia shpëtojë një prej ndihmëstrajnerëve që është edhe mjek.
Më pas, ai u dërgua për në spitalin e Prizrenit, ku u konstatua vdekja e tij./KK