Vazhdojnë punimet për rrugën Prizren-Tetovë, Aliu: Edhe një dëshmi më shumë se si një projekt përparon me sukses
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, njoftoi përmes një postimi se punimet në projektin 35 milionësh, rruga Prizren-Tetovë, po vazhdojnë me angazhim të plotë.
“Me energji e angazhim të plotë po vazhdojnë punimet në projektin 35 milionësh: Rruga Prizren-Tetovë. Edhe një dëshmi më shumë se si një projekt përparon me sukses kur bëhet planifikimi i duhur, sigurohet buxheti, dhe përfundohen shpronësimet”, ka shkruar Aliu. /Gazeta e Prizrenit

