22-11-2024

Vazhdon dobësimi i lirës, ja sa për qind ra të enjten

Lira turke shënoi rënie prej 1.7 për qind të enjten për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme të investitorëve për rritjen e inflacionit në nivelin më të lartë në 19 vjet pas uljes së shkallës së interesit.

Një dollar amerikan u këmbye me 13.89 lira. Vitin e kaluar, vlera e lirës ra për 44 për qind, që është niveli më i ulët që nga ardhja në pushtet e partisë AK të Presidentit Rexhep Erdogan më 2002.

Simone Kaslowski, kryetar i shoqatës kryesore të biznesit në Turqi, TUSIAD, tha të mërkurën se rritja e inflacionit në 36.1 për qind e shfaq qartazi nevojën për t’i rishqyrtuar hapat politikë që ka bërë Erdogani.

“Nëse këta janë hapat e duhur, pse inflacioni është kaq i lartë”, citohet të ketë thënë ai në një panel ekonomik, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Sipas tij, shkalla e interesit në treg është duke u rritur, pavarësisht uljeve nga Banka Qendrore, dhe dollarizimi gjithashtu është shtuar. Kaslowski e shtroi pyetjen nëse Turqia “nuk po e sheh pamjen e madhe në kohën kur po kthehemi te zgjidhjet e përkohshme afatshkurtra”.

“Koha është e çmueshme. Si shtet, kostoja e shfrytëzimit të kësaj kohe në mënyrë më të duhur është edhe më e lartë tani se më parë”, shtoi ai.

https://www.gazetaexpress.com/vazhdon-dobesimi-i-lires-ja-sa-per-qind-ra-te-enjten/

Asnjë koment

Comments are closed.