Vazhdon hakmarrja e ariut për të vegjlit në Prizren, mbyt 12 dele
Mbrëmë rreth orës 18:00, një ari i ka mbytur 12 dele në një fermë e cila ndodhet në afërsi të ish-fabrikës “Farmakos” në Prizren.
Ariu ka tentuar ta sulmojë edhe Hysen Rrapin i cili është pronar i fermës, mirëpo ky i fundit është shpëtuar nga qentë e shtëpisë.
Rrapi thotë se shtëpitë e banimit janë vetëm 30 metra larg fermës së tij dhe se kjo është hera e katërt që bagëtia sulmohet nga arinjtë në atë rrethinë, Klan Kosova.
“Mbrëmë rreth orës 18:00, një ari me peshë prej 800-900 kilogramësh ka hyrë në fermën time që ndodhet në afërsi ish-fabrikës ‘Farmakos’ në Prizren dhe i ka mbytur 12 dele”.