25-11-2024

Vazhdon operacioni “Goditja”, arrestohen 14 persona dhe konfiskohen 19 armë

Policia e Kosovës (PK) njofton se ka vazhduar zbatimi i urdhrit operativ “Goditja”, ku gjatë dy netëve të fundit janë arrestuar 14 persona dhe janë konfiskuar 19 armë të ndryshme.

Sipas Policisë, patrullimet policore janë bërë kryesisht në qendra urbane, në pjesë kh ka më shumë lokale e bare nate.

“Gjatë dy ditëve (netëve) të zbatimit të Urdhrit Operativ ‘GODITJA’, i cili si qëllim kishte shtimin e aktiviteteve/patrullimeve policore, kryesisht në qendra urbane, në ato pjesë ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, e më shumë qytetarë që vizitojnë ato, janë evidentuar këto aktivitet dhe arritur këto të dhëna”, njofton Policia.

“Me 8 e 9 gusht 2023, gjatë realizimit të detyrave që rrjedhin nga urdhri në fjalë, në tërë vendin janë regjistruar këto të dhëna: Janë angazhuar 823 patrulla policore (të njësive të ndryshme policore), janë vendosur e realizuar 871 Pika për Kontrollin e Automjeteve (PKA), janë realizuar 331 pika kontrolli me radar ose alkootest, janë kontrolluar 4848 vetura, janë kontrolluar 102 lokale të ndryshme, janë konfiskuar 19 armë të ndryshme, janë arrestuar 14 persona të kërkuar me urdhëresë nga gjykatat dhe aktivitete tjera që lidhen me ofrimin e sigurisë etj”, njofton Policia.

Policia thekson se do të vazhdojë aktivitetet në realizim të detyrave që dalin nga urdhri që është në zbatim e sipër. /BD

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.