Vazhdon operacioni i krimeve ekonomike të Policisë, arrestohen 4 persona për falsifikim parash
Edhe dy persona tjerë janë arrestuar nga Policia e Kosovës, në operacionin e zhvilluar nga krimet ekonomike ‘’Taksisti 2023’’, për falsifikim parash.
Gjithsej numri i të arrestuarve ka shkuar në katër.
Njoftimi i plotë:
Siç jeni informuar përmes komunikatës zyrtare për media të Policisë me datën 13 prill 2023, lidhur me operacionin e zhvilluar nga Policia e Kosovës kundër parave të falsifikuara të metalit ku ishin konfiskuar mbi dhjetë mijë euro (10,000.00), me nga dy (2) Euro të dyshuara fals dhe dëshmi të tjera; “Krimet ekonomike të Policisë së Kosovës shkëputin një linjë të furnizimit me para të metalta të falsifikuara duke pamundësuar përdorimin e tyre në vendin tonë, arrestohen dy persona të dyshuar, konfiskohen mijëra euro false të metalit”, sot Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy (2) persona të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë rast.
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përmes Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizajt, ka vazhduar me punë aktive në lidhje me rastin e lartcekur (publikuar me datë 13 prill 2023,) ku me autorizime shtesë nga Prokurori i rastitjanë zhvilluar hetime aktive mjaft profesionale nga hetuesit kompetent lidhur me rastin dhe është arrit të sigurohen prova apo dëshmi të reja edhe për dy (2) persona të tjerë të dyshuar të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me personin e parë të dyshuar me iniciale A.L. ( i arrestuar me datë 13.04.2023) duke blerë dhe shpërndarë parat e falsifikuara në vende të ndryshme.
Dy (2) personat tjerë të dyshuar në këtë rast me iniciale (L.L. dhe R. K. ), tani më të arrestuar, ekziston dyshimi i bazuar se me veprimet e tyre dyshohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”.
Sot me datë 03.05.2023, dy të dyshuarit e lartcekur me iniciale janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit kompetent janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.