Vazhdon operacioni policor në Suharekë, i arrestuari nga Shqipëria kishte rrëmbyer njerëz
Policia ka konfirmuar raportimin e IndeksOnline se një person është arrestuar sot në Suharekë ndaj të cilit kishte urdhërarrest të lëshuar nga autoritetet në Shqipëri.
I arrestuari ishte shpallur në kërkim për rrëmbim dhe armëmbajtje ilegale.
“Mund të konfirmojmë se sot 20.01.2021, Policia e Kosovës me njësitet e saj relevante, është duke realizuar një operacion policor në rajonin e Prizrenit. Ky operacion policor ka të bëjë me luftën ndaj veprimtarive të ndryshme kriminale. Si rezultat i operacionit policor, një person i dyshuar, i cili ka qenë në kërkim me urdhërarrest nga Shqipëria për vepra penale: ‘Rrëmbim dhe armëmbajte pa leje’ është arrestuar”, ka thënë për IndeksOnline, Baki Kelani, zëdhënës i PK-së.
Për informacione shtesë, sipas Kelanit, do të informoheni pas përfundimit të operacionit policor.