Vazhdon vala e intervistimeve për mani*pulim votash – Policia sërish në aksion në Prizren
Hetimet për dyshimet serioze mbi manipulimin e rezultateve të votimit po intensifikohen, ndërsa njësitë e Krimeve Ekonomike kanë zgjeruar veprimet në disa rajone të vendit.
Burime të sigurta bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme kanë vazhduar intervistimet e komisionerëve dhe personave të tjerë të përfshirë në procesin zgjedhor në Prizren, Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj dhe qytete tjera në kuadër të një operacioni të koordinuar me Prokurorinë.

Dhjetëra persona janë ftuar për t’u intervistuar lidhur me dyshimet për falsifikim dhe ndërhyrje në procesin e numërimit të votave, ndërsa hetuesit po analizojnë dokumentacionin zgjedhor, procesverbalet dhe materialet shoqëruese të kutive të votimit.
Sipas informatave, fokus i veçantë i hetimeve mbetet mënyra e përpilimit të rezultateve dhe mospërputhjet e evidentuara gjatë numërimit, për të cilat dyshohet se janë bërë në mënyrë të qëllimshme.

Hetimet janë në zhvillim e sipër, ndërsa priten edhe veprime të tjera procedurale në ditët në vijim./G. Sinjali
Fal*sifikim i rezultateve të votimit në Dragash – këta janë personat e intervistuar
