Vdekja e 35-vjeçares në Malishevë, kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj Xh.K dhe Z.K, lidhur me rastin ku pacientja 35-vjeçare në Malishevë ka humbur jetën pasi kishte shkuar të merrte trajtim dentar në klinikë dhe shkak i vdekjes së saj dyshohet të jetë trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor.
Këtë për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar Hekuran Batusha, bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Themelore në Gjakovë.
Sipas tij, ndaj të dyshuarit Xh.K, prokurori i rastit ka parashtruar kërkesën për paraburgim për veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” dhe veprën penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”.
Ndërsa, për të dyshuarën H.K, është bërë kërkesa për paraburgim për veprën penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” si dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.
Në anën tjetër, zyrtari i Gjykatës së Gjakovës, Lekë Muqaj, ka thënë se kjo kërkesë është pranuar në Gjykatë dhe gjyqtari i procedurës paraprake, Ilir Rashkaj shumë shpejtë do ta caktojë seancën për shqyrtimin e kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit.