25-11-2024

Vdekja e fotografit prizrenas, ndizen qirinj në Prishtinë

Mbrëmë ka vdekur fotografi i njohur nga Prizreni, Meddy Huduti.

Lajmin për vdekjen e fotografit e bëri të ditur nëna e tij, Igballe Huduti, e cila ka shkruar në Facebook se ai vdiq pas infektimit me Covid-19.

Fotografi është vlerësuar lartë nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij për punën profesionale, ndërsa në kujtim të tij, një grup i shoqërisë së të ndjerit, janë mbledhur në Prishtinë dhe kanë ndezur qirinj.

Për vdekjen e tij, policia ka dal me një deklaratë me anë të raportit 24-orësh.

Fotografi është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Hetim mbi vdekjen-Rr. Agim Çavdërbasha, Prishtinë 05.10.2021-19:10. Është raportuar se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.