06-11-2025

Vdekja e kosovares në Tetovë: Viktima është nga Gjakova – çfarë u gjet në vendin e ngjarjes

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë.

Burime nga Policia bëjnë me dije për Alsat, se 25-vjeçarja që u gjet e vdekur është S.D nga Gjakova.

Sipas po këtyre burimeve, ajo ka rënë nga një objekt në ndërtim e sipër, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa barna.


E ndjera ishte studente në master, ndërkaq bëhet me dije se organet e rendit janë në kërkim se a ka persona të tjerë të përfshirë.

Asnjë koment

Comments are closed.