Vdekja e maturantit, Shukri Quni jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Kuvendit Komunal në Prizren
Anëtari i Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Shukri Quni, sot ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, si akt moral pas aksidentit tragjik që ndodhi të shtunën mes fshatrave Grazhdanik dhe Atmaxhë.
Aksidenti i rëndë i mori jetën maturantit 17-vjeçar të gjimnazit “Remzi Ademaj”, Geltijan Shala. Quni, i prekur thellë nga ky rast, deklaroi në seancën e sotme të Kuvendit Komunal se nuk mund të vazhdojë të mbajë pozitën e tij, duke theksuar se kishte kërkuar prej kohësh vendosjen e shenjave të trafikut në atë zonë, por institucionet kishin dështuar të veprojnë.
“Kur fjalët nuk mjaftojnë, veprat flasin. Përgjegjësia institucionale mungoi. Për këtë arsye morale, sot deklaroj dorëheqjen time nga posti i anëtarit të Kuvendit”, ka thënë Quni para kolegëve të tij në kuvend./IO