Vdekja e Silvio Berlusconit, vjen reagimi emocionues nga Milan
Ish-presidenti legjendar i Milanit, Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.
Ka ardhur edhe reagimi nga Milani, klub që u bë ndër më të mëdhenjtë në botë pikërisht falë Berlusconit dhe gjatë qëndrimit të tij në krye të Rossonerëve.
“AC Milan, thellësisht i pikëlluar, vajton për ndarjen nga jeta të të paharruarit Silvio Berlusconi dhe përqafon ngrohtësisht familjen, bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij më të ngushtë”.
“Nesër do të ëndërrojmë për qëllime të tjera, do të shpikim sfida të tjera, do të kërkojmë fitore të tjera”.
“Se ia vlen të kuptojnë atë që është e mirë, e fortë dhe e vërtetë tek ne, tek të gjithë ne që kemi pasur këtë aventurë të ndërthurjes së jetës sonë me një ëndërr të quajtur Milano.Faleminderit President, përgjithmonë me ne”, shkruan Rossonerët në reagimin e tyre zyrtar./IO