23-11-2024

Vdekja në Mazrrek të Hasit, një e moshuar 92 vjeçare

Viktima nga fshati Mazrrek i Hasit të Prizrenit, vdekjen e të cilës policia sot e raportoi si rast të dyshimtë është një e moshuar e lindur në vitin 1927,  shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se fjala ishte për një femër, që u gjet e vdekur nga fqinji i saj, në afërsi të shtëpisë, duke mos dhënë hollësi të tjera për identitetin e as moshën e viktimës, apo nëse ajo ka pasur shenja dhune.

Portali “GazetaePrizrenit.net” ka mësuar se fjala është për 92 vjeçaren,  Raba Duraj.

Policia është në pritje të raportit të mjekësisë ligjore, për vdekjen e saj. /GazetaePrizrenit.net/.

Vdekje e dyshimtë në fshatin Mazrrek të Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.