23-11-2024

Vdekja tragjike e kirurgut Tanaj, Fekaj: Humbje e përmasave të jashtëzakonshme për Klinikën e Kirurgjisë Abdominale

Vdekja tragjike e kirurgut abdominal, Halil Tanaj, i cili dyshohet se ndërroi jetë pas kontaktit me rrymën, i ka tronditur edhe kolegët e tij.

Enver Fekaj, kirurgu i Përgjithshëm, është tronditur nga humbja e kolegut të tij.

“Një lajm tronditës, shokues e tepër i trashtë, vdekja tragjike e kolegut tone dr. Halil Tanaj”, ka shkruar Fekaj.

Vdekjen e Tanajt ai e ka konsideruar humbje të madhe për Kosovën.

“Një humbje shumë e madhe për shëndetësinë e Kosovës. Një humbje e përmasave të jashtëzakonshme për Klinikën e Kirurgjisë Abdominale”.

Fekaj i ka shprehur ngushëllime familjes Tanaj dhe gjithë miqëve e kolegëve të doktor Halilit.

Ndryshe, Tanaj dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike në banesën e tij në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Mësohet se rasti ka ndodh rreth orës 17:00, dhe përkundër tentimit të ekipit mjekësor për t’i ofruar ndihmë, ka qenë e pamundur që ai të rikthehet në jetë.

Trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Tanaj për vite kishte punuar si specialist abdominal në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa punonte edhe në klinikën e tij private.

Asnjë koment

Comments are closed.