23-11-2024

Vdekje e dyshimtë në Spitalin e Prizrenit, familjarët dyshojnë tek personeli mjekësor

Në Spital e Prizrenit ka vdekur një person. E familjarët e tyre po dyshojnë se ai nuk ka marr tretmanin e duhur nga personeli mjekësor.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Ankuesit meshkuj kosovarë kanë informuar se viktima mashkull kosovar ka vdekur në Spitalin e Prizrenit, të njëjtit dyshojnë se nuk ka marr tretmanin e duhur nga personeli mjekësor i spitalit. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.