23-11-2024

Vdekje e dyshimtë në Suharekë

Një person është gjetur pa shenja jete në Suharekë, ndërsa policia e ka klasifikuar rastin si vdekje e dyshimtë.

Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se dje viktima mashkull K/Shqiptar është gjetur i shtrirë në rrugë.

“Njësitë policore  kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor  i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës  është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.