23-11-2024

Vdekje e dyshimtë në Suharekë

Një person është gjetur i vdekur në Suharekë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Policia e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë.

Viktima (femër K/Shqiptare) është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e saj.

Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera për identitetin e viktimës, moshën e as lokacionin e saktë të banimit.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.