Një ngjarje e rëndë ndodhi sot paradite në Prizren. Në burrë ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Rreth orës 11:15 policia ka pranuar informacionin se në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit është dërguar një person mashkull, A.P., 62 vjeç, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Përkundër përpjekjeve mjekësore, është konstatuar vdekja e tij.
Rastin e konfirmoi për Gazetën e Prizrenit, zëdhënësi rajonal i Policisë, Shaqir Bytyqi.
“Njësitet policore, hetuesit dhe teknika kriminalistike kanë dalë në vendin e ngjarjes në lagjen Tusus të Prizrenit, ku sipas dëshmive fillestare dyshohet për vetëvrasje me armë personale”, tha ai.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.
Hetimet janë në zhvillim dhe për detaje të mëtejshme do të GeP do të raportojë. / Gazeta e Prizrenit