23-11-2024

Vdes 18-vjeçarja pasi lindi në shtëpi, nuk e dinte se ishte shtatzënë

Një adoleshente ka ndërruar jetë gjatë lindjes pas një shtatzënie ‘të panjohur’.

Danielle Jones, 18-vjeçare, nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë kur nisi procesi i lindjes në shtëpinë e saj në Knowle West, Bristol.

Ajo u trajtua nga mjekët në vendin e ngjarjes dhe u dërgua në spital menjëherë. Nëna e re vdiq dhe vdekja e saj u cilësua si e ‘pashpjegueshme’ nga policia.

Djali i saj Danny mbijetoi por është ende në spital. Partneri i 18 vjeçares Ozzy Godfrey thotë se ndihet i thyer pas vdekjes së saj.

“Pusho e qetë e dashur, nuk mund të besoj që të kam humbur. Të kam dashur më shumë se gjithçka në botë. Do të kujdesem për të voglin tonë që lindi sot. Jam i thyer”, shkroi bashkëshorti i saj në Facebook.

Një ekzaminim pas vdekjes do të kryhet për të vërtetuar shkakun e vdekjes së nënës së re. Miqtë e adoleshentes po kërkojnë donacione për të financuar funeralin e saj në GoFundMe, transmeton kk.

Asnjë koment

Comments are closed.