Vdiq personi i therur në lagjen Bazhdarhane, që ishte gjetur i shtrirë në tokë.
Siç ka raportuar Gazeta e Prizrenit viktima ishte gjetur mbrëmë, i shtrirë në një skaj të rrugës te rrethrrotullimi dhe dyshohet se ishte i plagosur me thikë.
Viktima është Auron Thaqi, 26-vjeçar.
Rastin e konfirmoi për Gazetën e Prizrenit, zëdhënësi rajonal i Policisë, Shaqir Bytyqi
Djaloshi ka vdekur pas lëndimeve të rënda që ka marrë, ndërsa pas trajtimit në Spitalin e Prizrenit u dërgua në QKUK.
Sipas dyshimeve të para, thuhet se disa persona e sulmuan viktimën, e lanë në rrugë dhe më pas u larguan.
“Sot, rreth orës 21:00 nga reparti intenzivi i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th. , mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë.
I dyshuri lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar nga policia.
Rasti është duke u hetuar dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të prokurorit”, tha Bytyqi për Gazetën e Prizrenit.