Vdes 52-vjeçari nga Rahoveci i infektuar me COVID-19
Ka vdekur edhe një person nga COVID-19 në Kosovë, duke e çuar në 36 numrin e viktimave nga ky virus.
Këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media, transmeton KOHA.
“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot, më 21 qershor 2020, në orët e mëngjesit ka vdekur në këtë klinikë pacienti E. K. (1968) nga Komuna e Rahovecit. I ndjeri ishte diagnostikuar me Covid-19”, thuhet në njoftim.
Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në Kosovë 36 qytetarë të diagnostikuar me Covid-19 kanë humbur betejën me këtë sëmundje infektive.