26-11-2024

Vdes 74 vjeçarja në Prizren, u godit nga një minibus

Një 74 vjeçare ka ndërruar jetë sot në Prizren si pasojë e një aksidenti, njofton Klan Kosova.

Këtë e bëri të ditur për klankosova.tv Bajram Krasniqi, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.

Krasniqi deklaroi se një drejtues automjeti duke lëvizur mbrapa ka goditur 74 vjeçaren, e cila ka vdekur.

“Sot, më 25.07.2020, rreth orës 06:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku tek stacioni i autobusëve në Prizren”.

”Deri te aksidenti ka ardhur kur një drejtues automjeti duke lëvizur prapa, duke parkuar minibusin, ka goditur një grua të moshës 74 vjeçare”.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar se e aksidentuara ka ndërruar jetë, kurse shoferi me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Krasniqi.

Asnjë koment

Comments are closed.