25-11-2024

Vdes autori i karikaturës të Profetit Muhamed

Artisti danez Kurt Westergaard, i famshëm për vizatimin e një karikature të Profetit Muhamed i cili në vitin 2005 shkaktoi trazira të dhunshme në disa vende myslimane, ka vdekur në moshën 86 vjeçare.

Ishte familja e tij që dha lajmin.

Westergaard vdiq në gjumë pas një sëmundje të gjatë.

Ilustruesi është autori i 12 vizatimeve më të famshme të botuara më 30 shtator 2005 nga gazeta konservatore daneze Jyllands-Posten nën titullin “Fytyra e Muhamedit”, në të cilën profeti përfaqësohej me një çallmë në formë bombe.

Karikaturat kaluan pa u vërejtur në fillim, por pas 15 ditësh ndodhi një tubim proteste në Kopenhagë dhe protesta nga ambasadorët e vendeve myslimane në Danimarkë.

Zemërimi u përshkallëzua më pas me një valë të dhunës anti-daneze në botën muslimane në shkurt 2006, parë në Danimarkë si kriza më e rëndë e politikës së jashtme për vendin që nga Lufta e Dytë Botërore.

Westergaard kishte punuar për revistën Jyllands-Posten që nga mesi i viteve 1990 si ilustrues, dhe vizatimi në fjalë ishte shtypur tashmë një herë, pa shkaktuar shumë polemika.

Gjatë viteve të fundit të jetës së tij, Kurt Westergaard, si shumë të tjerë të lidhur me karikaturat, u desh të jetonte nën mbrojtjen e policisë në një adresë sekrete.

Në fillim të vitit 2010, policia daneze arrestoi një somalez 28-vjeçar të armatosur me thikë i cili kishte hyrë në shtëpinë e tij me qëllim për ta vrarë.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.