Vdes babai që u plagos bashkë me dy djemtë e tij javë më parë
Ka vdekur Jeton Berisha, i cili u plagos bashkë me dy djemtë e tij në Pejë më 22 maj të këtij viti.
Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.
“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obdukim në IML”, tha Nikçi.
Ndërkaq i dyshuari për plagosjen e trefishtë, është arrestuar.