Agjencia e lajmeve ANSA raportoi se foshnja pesëmuajshe, u dërgua në një spital në Bolonjë me helikopter me arrest kardiak të premten pasdite, dhe vdiq po atë ditë.
Zyra e prokurorisë në provincën veriore të Reggio Emilia ka hapur një hetim për vrasje, ndërsa foshnja do t’i nënshtrohet një autopsie.
Tragjedia vjen pas një rasti të njëjtë kur një dyvjeçar vdiq nga pasi u bë synet në shtëpi dhe humbi shumë gjak, gjatë muajit dhjetor në Romë.
Për disa njerëz në Itali, shpenzimet e spitalit janë të larta. Gjithashtu, në disa spitale italiane, mjekët refuzojnë të kryejnë prerjen derisa djemtë të kenë mbushur moshën 4 vjeç ose edhe më shumë.