Binak ( Ali ) Kabashi nga fshati Kabash i Hasit, familja e të cilit ka punuar me dekada në Shipol të Mitrovicës, sot ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Podgoricë të Malit të Zi, ku ai punonte, raporton Gazeta e Prizrenit.
Referuar informacioneve te familjareve, viktima ështw qelluar aksidentalisht dhe se nuk ka qenë cak i sulmuesit, qe mendohet se ishte një person 23-vjeçar me inicialet E.B., që thuhet se është nga Hasi.
Kabashi u plagos rëndë dhe u dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe babai i tij, Aliu, përmes një postimi në Facebook.
Portali Gazeta e Prizrenit është duke ripunuar një shkrim më të gjerë për rastin dhe do ta publikojë sapo të jetë gati.