Vdes ish-kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Boja
Në moshën 75-vjeçare është ndarë nga jeta ish-ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja. Sipas njoftimit të familjes së tij, Boja ka vdekur si pasojë e një sulmi në zemër, ndodhur para disa ditësh.
Për vdekjen e Bojës ka shkruar edhe Bashkësia Islame e Kosovës.
“Në 1991 Rexhep Boja zgjidhet kryetar (Myfti) i Bashkësisë Islame të Kosovës, funksion të cilin e ushtroi për tri mandate rresht deri më 2003. Rexhep Boja është ndër themeluesit e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, ku ka ligjëruar lëndët: Fikh dhe Dave. Gjithashtu, ka qenë dekan i këtij fakulteti në periudhën 1992-2011”, thuhet në postimin e BIK-ut kushtuar Bojës.