Vdes këngëtari i njohur dibran Qerim Sula
Ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare mjeshtri i këngës dibrane, Qerim Sula.
Këngëtari i këngëve epike dhe traditës u nda nga jeta pas problemeve me zemrën.
Sula, i cili mban dhe titullin “Mjeshtër i Madh” ka lënë amanetin që të varroset në Zall-Dardhë, vendndlindja e tij.