25-07-2025

Vdes në rrethana të dyshimta 29-vjeçari në Spitalin e Prizrenit, policia nis hetimin

Një 29-vjeçar ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta sot në mëngjes në Spitalin Rajonal të Prizrenit, çka ka alarmuar autoritetet hetimore.

Siç njoftoi Gazeta Sinjali bëhet fjalë për Levent Krasniqin, rreth 29-vjeçar, i cili prej datës 23 korrik 2025 ishte i shtruar në spital për trajtim mjekësor. Sot, më 24 korrik, rreth orës 08:30, viktima ishte duke ecur në parkun e spitalit, kur papritur i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Ai është kthyer menjëherë në repartin e Emergjencës, por përkundër intervenimit mjekësor, nuk ka arritur të mbijetojë dhe është konfirmuar i vdekur brenda ambienteve spitalore.

Lidhur me rastin, janë njoftuar hetuesit policor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që pritet edhe raporti zyrtar nga hetimet e Policisë Rajonale.

Asnjë koment

Comments are closed.