05-07-2025

Vdes në rrethana të panjohura një grua në Suharekë

Një grua ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta në Suharekë.

Ngjarja ka ndodhur të premten në mëngjes, rreth orës 10:03, kur policia është njoftuar për një rast vdekjeje.

Sipas informacioneve të para, viktima është shtetase e Kosovës, dhe vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.

 

“Suharekë  04.07.2025 – 10:03. Viktima femër kosovare, në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IO

Asnjë koment

Comments are closed.