Vdes një 71-vjeçar nga Prizreni me COVID-19
“Sot, në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë pacienti 71 vjeçar nga komuna e Prizrenit, i pranuar me 05.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.
Sipas burimeve viktima është nga fshati Tupec.
Derisa në Infektivë janë të hospitalizuar 32 persona, me dy prej tyre në gjendje kritike.
Tutje bëhet e ditur se 18 raste janë në gjendje stabile, kurse 12 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
“Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive”, thotë QKUK.
Numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë shkon në 32.