24-11-2024

Vdes një burrë në QKUK, para pak ditësh kishte rënë në një pusetë të hapur

Një person ka vdekur në QKUK.

Viktima ishte duke u trajtuar në spital pasi më 9 gusht të këtij viti kishte rënë në një pusetë të hapur.

“Më 19.08.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi kishte rënë në një pusetë të hapur më 09.08.2024. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, njofton policia në raport, përcjell Klankosova.tv.

Asnjë koment

Comments are closed.