Vdes një grua në Malishevë, sipas policisë familjarët dyshojnë se shkaktar është vaksina
Një grua është dërguar pa shenja jete pasditën e kësaj së enjte në QKMF-në e Malishevës.
Policia njofton se sipas mjekut kujdestar nuk është vërejtur ndonjë element dyshimi rreth vdekjes.
“Po në kontakt me familjaret e viktimës, të njëjtit deklarojnë dhe dyshojnë se shkaktar i vdekjes mund te jetë vaksina anti COVID-19 të cilën viktima e kishte marrë para tre ditësh në QKMF Malishevë”, ka deklaruar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./Klan Kosova.