Vdes një grua nga Prizreni nga COVID-19
Një grua nga komuna e Prizrenit e prekur me COVID-19 ka vdekur sot, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media.
Kjo është vdekja e dytë brenda dy dite në këtë komunë, pasi dje vdiq edhe një 71 vjeçar, transmeton Gazeta e Prizrenit.
“Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot me datë 14.06.2020, në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja R.M. (1944) nga komuna e Prizrenit. Pacientja ishte në trajtim në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike dhe ishte e diagnostikuar me Covid-19 si dhe kishte edhe sëmundjeve të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.
Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 33 pacientë, të cilët kanë qenë të diagnostikuar me Covid-19.
Referuar shënimeve del se nga fillimi i pandemisë në komunën e Prizrenit kanë vdekur 5 persona, dy prej të cilave gra. /GazetaePrizrenit.net