02-09-2025

Vdes një këmbësore në Has

Një këmbësore, M.H., rreth 40 vjeç, nga Kabashi i Hasit, ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sot, me datë 02.09.2025, rreth orës 12:50, Policia e Kosovës ka pranuar një raport për një aksident trafiku në fshatin Gjonaj, komuna e Prizrenit.

Patrulla policore e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se një këmbësore, M.H., rreth 40 vjeç, nga Kabashi i Hasit, ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, pasi është goditur nga një veturë derisa ka qenë duke e kaluar rrugën.

Policia konfirmoi për Gazetën e Prizrenit se i dyshuari, E.K., 28-vjeçar nga Zymi i Hasit, drejtues i automjetit të përfshirë në aksident, është dorëzuar në Stacionin Policor të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren.

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, po ndërmerr veprimet e nevojshme për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit./ Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.