Vdes një person në Bjeshkët e Prevallës, policia në vendin e ngjarjes!
Një i moshuar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në qendrën turistike të Prevallës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka konfirmuar për “Indeksonline” rastin.
“Po, rreth orës 7 të mëngjesit është raportuat se një person i moshës 70 vjeçare, që kishte dal në bjeshkët e Prevallës, papritmas ju ka përkeqësuar gjendja dhe ka mbetur pa vetëdije.
Njësitet e Policisë dhe Emergjenca kanë dal në vend të ngjarjes dhe kur kanë arritur është konstatuar vdekja. Ai kishte edhe më herët sëmundje”, u shpreh ai.
SHPALLJE: SHITET SHTEPIA