26-11-2024

Vdes personi i aksidentuar para disa ditësh në një fshat të Rahovecit

Në fshatin Celinë të Rahovecit, më 27 mars kishte ndodhur një aksident trafiku, nga i cili kishte pësuar lëndime trupore një person.

Siç raporton Policia, dje në mesditë ai ka ndërruar jetë.

“Fsh. Celinë, Rahovec 27.03.2022 – 11:15. Me 08.04.2022 është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte i lënduar në aksident trafiku, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u është liruar familjarëve për ceremoninë e varrimit”, thuhet në njoftimin e PK-së. / Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.