Vdes profesori i Universitetit të Prizrenit në moshën 35 vjeçare pas infektimit me COVID-19
Profosori i Universitetit të Prizrenit, Rifat Hoxha pas përballjes me COVID 19, ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga familjarët e tij, ku kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e qytetit në Prizren në orën 15:30.
Përndryshe, gjatë kohës sa ishte me COVID 19, është bërë edhe një njoftim për t’i dalë në ndihmë me plazmë të gjakut./Gazeta Express/