Referuar Policisë, viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ndërsa si pasojë e plagëve ndërroi jetë.
Zëdhënësi rajonal i Policisë, Shaqir Bytyqi, konfirmoi për Gazetën e Prizrenit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën “Besim Shala” në Prizren, derisa punëtori ra nga kati i tretë i ndërtesës, derisa ishte duke punuar.
Për rastin është informuar edhe prokurori i shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dal në vendngjarje dhe janë duke vazhduar me hetimet e mëtutjeshme.
Sipas informacioneve të portalit, viktima është 48 vjeçari me inicialet J.K.