Vdes veprimtari i njohur nga Suhareka, Jashar Bajraktari
Ka ndërruar jetë veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Jashar Bajraktari nga qyteti i Suharekës.
Ai ishte i lindur me 01.06.1934 nga prindërit, Ibrahim dhe Shahë Bajraktari. Shkollën fillore e përfundoi një Suharekë ndërsa tjetrën në Prizren.
Ai ishte burgosur si anëtar i PNDSH-së me 22 maj të vitit 1959, u lirua së bashku me shokët e tjerë në fund të nëntorit të vitit 1962 (4 vite burgim).